| AL | EN

Stafi Yne

NE STUDIO LIGJORE “KUSHE” AKTUALISHT USHTROJNE AKTIVITETIN E TYRE:

Prof.Dr.Av. Muharrem Kushe – lindur me 08.12.1951,eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes, dega Drejtesi., ne vitin 1978. Prof. Kushe ka kryer disa funksione te rendesishme ne sistemin gjyqesor shqiptar:
Shtator 1978 – Dhjetor 1982 – Zv.Kryetar i Gjykates se Rrethit Gjirokaster.
Dhjetor 1982 – Maj 1992 – Anetar i Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise.
Maj 1992 – Prill 1993 – Zv. Kryetar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Prill 1993 – Mars 1994 – Gjyqtar prane Gjykates se Apelit Tirane.
Mars 1994 – Shtator 1997 – Titullar i Studio Ligjore “Kushe”.
Shtator 1997 – Nentor 2005 – Kryetar i Gjykates se Apelit Tirane,
Tetor 1998- Tetor 2003 – Kryetar i Gjykates se Apelit dhe Anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise
Shtator 2008 – Shtator 2011 – Dekan i Fakultetit Juridik ne Universitetin Amerikan te Tiranes
Nentor 2005 dhe ne vazhdim – Pas dhenies se doreheqjes nga detyra e Kryetarit te Apelit Tirane, rifillon aktivitetin si Titullar i Studio Ligjore “Kushe”.
Ne vitin 1993 ka marre graden shkencore “Kandidat i shkencave”
Ne vitin 1999 ka marre graden shkencore “Doktor i Shkencave” me temen “Roli i mbrojtesit ne procesin penal” si dhe ka pergatitur disa punime shkencore, artikuj ne revista te ndryshme juridike, ka qene udheheqes i punimeve shkencore te studenteve te Shkolles se Magjistratures si dhe ka Oponent e Udheheqes, ne disertacionet e punonjesve te drejtesise (gjyqtar, prokurore) per marrje titujsh dhe gradash shkencore.
Ne vitin 2000 ka marre titullin Profesor nga Universiteti “STATE OF NEW MEXICO”
Gjithashtu Prof. Kushe ka dhene kontributin e tij ne fushen akademike, duke qene Dekan i Fakultetit Juridike prane Universitetit Amerikan te Tiranes si dhe pedagog i se Drejtes Penale dhe te Drejtes Proceduriale Penale, ne disa universitete shqipetare.


Av. Elsona Lumani
– Diplomuar ne vitin 2010 prane Universitetit “Justiniani i I” me rezultate te shkelqyera. Av. Lumani ka nje eksperience te suksesshme si juriste prane nje kompanie te rendesishme private dhe prej vitit 2012 eshte anetare e Studio Ligjore “Kushe” dhe ushtron profesionin e avokatit qe prej vitit 2013. Av. Lumani eshte e specializuar ne te drejte tregtare, civile dhe administrative.

 

 


Notere. Joana Kushe – Ne ambientet e Studios Ligjore “Kushe” ushtrohet dhe aktiviteti Noterise, perfaqesuar nga Notere Joana M. Kushe, e cila ka ushtruar profesionin e Avokates, rreth 7 vjet prane kesaj Studioje, per konfliktet civile dhe administrative. Eshte njohese e legjislacionit civil, administrativ, tregetar dhe familjar, zoteron shume mire gjuhen Angleze dhe Italiane.

 



Av. Besmir Nanushi – Diplomuar ne vitin 2010 prane Universitetit “Justiniani i I”, Av. Nanushi ushtron profesionin e avokatit prane Studios Ligjore “Kushe” qe prej vitit 2011, duke qene i specializuar ne fushen e te drejtes penale. Gjate kesaj periudhe ka qene i suksesshem ne veprimtarine e tij si mbrojtes ne procesin penal.

 


 

Av. Fiona Tako – Diplomuar ne vitin 2009 prane Universitetit “La Sapienza”, Rome, Itali. Ushtron profesionin e avokatit prane Studio Ligjore “Kushe” qe prej vitit 2010. Aktualisht kryen studimet e Doktoratures po prane Universitetit te Romes “La Sapienza”, duke u specializuar ne te drejte nderkombetare te krahasuar. Per kete qellim ka marre pjese ne konferenca, seminare dhe trajnime te ndryshme ne Itali dhe vende te tjera Europiane. Av. Tako mbulon sektoret e te drejtes civile, te drejtes tregtare, dhe te drejtes administrative. Eshte e specializuar per shoqerite tregtare, perpilon dhe redakton aktet e themelimit te tyre, duke I pershtatur ato me legjislacionin shqiptar dhe te vendeve te Bashkimit Europian.